Pse Finlanda renditet si vendi më i lumtur në botë për të shtatin vit

Pse Finlanda renditet si vendi më i lumtur në botë për të shtatin vit

09:02, 24/03/2024
A+ Aa A-

Sipas Raportit Botëror të Lumturisë për vitin 2024, Finlanda është vendi më i lumtur në botë!

Sondazhi i Gallup Poll nxjerr për të shtatin vit me radhë këtë vend që mban kurorën e kryesimit. Raporti u publikua në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë duke përdorur anketat e mbi 100 mijë njerëzve që jetojnë në 143 vende të ndryshme.

Pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin kënaqësinë aktuale nga jeta në një shkallë nga 1 deri në 10, pra 10-ta pasqyron kënaqësinë maksimale. Studiuesit vlerësuan të dhëna të tilla si mbështetja sociale, produkti i brendshëm bruto (GDP), jetëgjatësia, liria dhe besimi në qeveri për secilin vend për të ndihmuar në rezultatet përfundimtare.

Duke marrë parasysh këta faktorë, Finlanda doli në krye për sa i përket lumturisë.

Pse Finlanda është vendi më i lumtur në botë?

Ndërsa disa nga faktorët që kontribuojnë në renditjen e lartë të Finlandës më lart flasin për institucionet qeveritare dhe realitetet ekonomike, të tjerët janë të lidhur më shumë me qasjen finlandeze ndaj jetës dhe konceptet e lumturisë të rrënjosura në kulturën nordike.

Në veçanti, finlandezët përqafojnë një koncept të quajtur sisu, që do të thotë "rezistencë" ose "këmbëngulje". Në praktikë, kjo do tregon sesi të sfidoni veten për të zbuluar “rezervat” më të thella të forcës sa herë që dëshironi të hiqni dorë, duke u mbështetur në përvojat pozitive të së kaluarës.

Mbështetja sociale e finlandezëve është një tjetër arsye pse vendi vazhdon të renditet kaq lart. Sipas Indeksit të “Jetës së mirë”, 96% e finlandezëve besojnë se njohin dikë tek i cili mund të mbështeten në një rast nevoje.

Gjithashtu, përdorimi në masë i saunave ndikon në kënaqësinë e përgjithshme të jetës, lumturinë dhe ndjenjat sociale të finlandezëve. Në një vend me 5.5 milionë banorë, ku ka afërsisht 3.3 milionë sauna, kjo tregon dukshëm popullaritetin e kësaj metode relaksuese.

10 vendet më të lumtura të botës për 2024-ën

1. Finlanda

2. Danimarka

3. Islanda

4. Suedia

5. Izraeli

6. Holanda

7. Norvegjia

8. Luksemburgu

9. Zvicra

10. Australia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco