Rrëfim i trishtë/ Çiljeta Xhilaga: Mami vuan nga tumori, përjetova shok të madh

Rrëfim i trishtë/ Çiljeta Xhilaga: Mami vuan nga tumori, përjetova shok të madh

21:57, 23/03/2024
A+ Aa A-

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka bërë një rrëfim të trishtë gjatë një bashkëbisedimi me fermerët në “Ferma Vip”.

Çiljeta tha se mamaja e saj vuan nga tumori dhe është duke bërë kimioterapi.

Ajo deklaroi se mamaja ka qenë arsyeja pse u bë pjesë e këtij reality show, ndërsa theksoi se maraku i saj është rënia e flokëve.

“Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt. Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po i bien flokët dhe a do e përballojë dot. I kam thënë që do i dalin prapë. I kam porositur edhe një paruke. Është në fazë kimio dhe nuk bën të marrë vitamina.

Unë prej mamit hyra këtu, se më tha ik futu se do të shikoj 24 orë. Se unë e kisha ndarë mendjen për jo. Të gjitha takimet, me orare, me data ja kam lënë të gjitha gati. Fat i madh që kam nusen dhe çunat e xhajës në Itali se po të kishte qenë vetëm me mua nuk do ja dilnim dot. Unë më tepër isha shoqëruese psikologjike. Ikin bashkë bëjnë kimiot dhe kthehen prapë bashkë”, tha Çiljeta Xhilaga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco