Lajmi i fundit

‘Gënjeu për armën’/ Gjykata shpall fajtor Hunter Biden për të gjitha akuzat

Shkencëtarët thonë se vetmia mund të ndihmojë në lehtësimin e presionit të jetës moderne.

Shkencëtarët thonë se vetmia mund të ndihmojë në lehtësimin e presionit të jetës moderne.

12:29, 13/12/2023
A+ Aa A-

Vetmia lehtëson presionin e jetës moderne dhe mund t'i ndihmojë njerëzit të ndihen më të lirë, sugjeron një studim.

Studiuesit u kërkuan 178 njerëzve që të mbanin një ditar trejavor, duke gjurmuar sasinë e orëve që ata kalonin çdo ditë vetëm pa qenë në kontakt ballë për ballë me njerëz të tjerë, ose pa u folur atyre në mënyrë dixhitale, si përmes rrjeteve sociale ose email-it. Sa më shumë kohë që njerëzit kalonin në vetmi në një ditë të caktuar, aq më i ulët ishte stresi për ta.

Vullnetarëve të studimit iu bënë tre pyetje, rreth asaj se sa nën presion ndiheshin për t'u sjellë në një mënyrë të caktuar, sa të lirë ndiheshin të ishin vetvetja dhe sa ndiheshin nën kontrollin e asaj që ndodhi gjatë ditës së tyre. Ata iu përgjigjën këtyre pyetjeve shumë më pozitivisht sa më shumë kohë të kalonin vetëm. Vetmia nuk është e gjitha e mirë, pasi njerëzit në përgjithësi ndiheshin më të vetmuar në ditët kur kalonin më shumë kohë vetëm se zakonisht. Por ky nuk ishte rasti për njerëzit që kalonin rregullisht një pjesë më të madhe kohe vetëm.

Kjo do të thotë që shumë njerëz mund të kalojnë me kënaqësi orë të tëra vetëm pa asnjë efekt në mirëqenien e tyre. Profesorja Netta Weinstein, e cila drejtoi studimin nga Universiteti i Reading, tha: “Vetmia mund të jetë jashtëzakonisht relaksuese, sepse ti je kapiteni e vetvetes. “Nuk ka asnjë shef që dëshiron një detyrë të përfunduar dhe asnjë bisedë që vjen me presion për të qenë argëtues dhe të pëlqyeshëm. “Sigurisht që të qenit me njerëz të tjerë është shumë shpërblyese, por mund të ketë edhe dëmtime, kështu që një sasi e caktuar vetmie mund të ndihmojë për të balancuar kohën që kalojmë duke u shoqëruar dhe për të rritur mirëqenien. Studimi, i botuar në revistën Scientific Reports, synon të zbulojë nëse ka një 'pikë kthese' - një numër i caktuar orësh vetmi në ditë që mund të dëmtojë mirëqenien. Por, për habinë e tyre, studiuesit nuk gjetën një gjë të tillë. Njerëzit pyeteshin çdo ditë se sa fort ishin dakord me fjalinë 'sot ndihem i stresuar'. Niveli i tyre i stresit në përgjithësi ishte më i ulët sa më gjatë të kalonin vetëm.

Kur njerëzit zgjodhën të ishin vetëm, sasia e vetmisë nuk ndikoi më në kënaqësinë e tyre të ditës dhe ndjenjat e vetmisë u reduktuan shumë. Njerëzit që kaluan shumicën e kohës vetëm nuk përjetuan të njëjtën vetmi dhe kënaqësi të reduktuar me ditën e tyre që u pa mesatarisht në studim. Studiuesit deklarojnë: "Ky zbulim qëndron në kontrast me një stereotip të zakonshëm që njerëzit që janë më shpesh vetëm janë "njerëz të vetmuar". Ata arrijnë në përfundimin se të qenit vetëm u duk i keq për mirëqenien vetëm për një kohë të shkurtër, dhe kur "një person kalonte një pjesë të pazakontë dhe të madhe të kohës në vetmi sesa ishte normale për ta".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco