Arkëtimet në kinema, 'The Hunger Games' në krye, 'Napoleon' synon suksesin e 'Gladiator'

Arkëtimet në kinema, 'The Hunger Games' në krye, 'Napoleon' synon suksesin e 'Gladiator'

22:44, 27/11/2023
A+ Aa A-

Filmi horror "Thanksgiving" ruan vendin e pestë, me arkëtime 7.2 milionë dollarë. "Trolls band together" ra në vend të katërt në fundjavën e dytë në kinema, me 17.5 milionë dollarë nga shitja e biletave.

Në premierë, "Wish" siguroi 19.5 milionë dollarë, aspak mirë për një film me buxhet prodhimi 200 milionë dollarë.

Joaquin Phoenix u bë sërish bashkë me regjisorin e filmit “Gladiatori”, Ridley Scott, për filmin më të ri “Napoleon” që u shfaq premierë në kinema dhe arriti 20.4 milionë dollarë në dy ditë, jo keq, por larg pritshmërive.

Për të dytën fundjavë rresht, "The hunger games: The ballad of songbirds and snakes” triumfon në kinema. Musikali i animuar i Disney siguroi edhe 28.8 milionë dollarë, në totalin e 100 milionëve në 2 javë në kinema.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco