'Palaço cirku'- Degradon debati mes dy banorëve të BBV, Shqipja: Ti je njeri rrugaç! Turp për gruan që të ka ty

'Palaço cirku'- Degradon debati mes dy banorëve të BBV, Shqipja: Ti je njeri rrugaç! Turp për gruan që të ka ty

16:37, 20/11/2023
A+ Aa A-

Teksa gara në Big Brother VIP Kosova 2 ka filluar të bëhet dhe më e ashpër, edhe debatet mes banorëve kanë filluar të jenë më të ashpra.

Bëhet fjalë për Shqipen dhe Bucin, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë debatuar me tone të larta dhe ofendimet.

Shqipja iu drejtua Yllit me fjalët se është “rrugaç” dhe se është “turp” që ai është brenda shtëpisë së Big Brotherit.

“Ti je një njeri rrugaç, është turp që je në këtë format. Nuk kam njohur kurrë një rob rrugaç si puna jote, me thinja në kokë që flasin fjalë të rrugëve. Palaço cirku, burrë që mundohesh të jesh i mirë dhe ktej…i ke 100 fytyra.

Turp për familjen që ke jashtë, turp për gruan tënde që të ka ty, se ti një palaço e kaluar palaço. More vesh, nuk i thua dot tjetrit ti që ardhur të zësh femër, se unë skam ardhur të më zënë këtu. Këtë muaj do të të tregoj mirë frikën unë ty”, është shprehur Shqipja.

Ndërkohë, Buci gjatë kohës që Shqipja i fliste mundohej ta injoronte duke i mbyllur veshët ndërsa qeshte me ofendimet e saj.

      
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco