Me këtë veprim, Lori Hoxha i vë ‘pikat mbi i’ raportit me Arbanën

Me këtë veprim, Lori Hoxha i vë ‘pikat mbi i’ raportit me Arbanën

16:25, 20/11/2023
A+ Aa A-

Prezantimi ose jo, këtë vit i ‘Big Brother Vip Albania’ nga Arbana Osmani ka shtuar zërat për një krisje në raportin e saj me drejtuesit e televizionit ‘Top Channel’ ku ajo ka krijuar karrierën e saj.

Por së fundmi moderatorja me një postim në ‘Instagram’ ku promovoi biznesin e saj të ri, në paragrafin e fundit të shkrimit tha se shumë shpejt do të rikthehej në ekran me surpriza, duke lënë të nënkuptuar se edhe ky vit do e gjejë në skenën e ‘BBV’.

E si për t’ju dhënë fund thashethemeve për prishjen e raporteve, një nga drejtueset e televizionit, Lori Hoxha ka bërë një postim në Instastory ku tregon një gotë me emrin dhe logon e biznesit të ri të Arbanës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco