Ndahet nga jeta kompozitori i njohur i Disneyt, Richard Sherman

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur i Disneyt, Richard Sherman

19:23, 27/05/2024
A+ Aa A-

Richard Sherman, 95 vjeç, njeriu që ka bërë këngët më të famshme të Dizney-t, që kanë lënë gjurmë në shumë breza, ka ndërruar jetë.

Sherman ndërroi jetë në Beverly Hills. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, e lidhur me moshën e tij. Richard Sherman u nderua me dy çmime Oscar në 1965 për punën e tij në filmin e animuar “Mary Poppins”. Ai punoi së bashku me të vëllanë.

Ndër këngët e tij të famshme janë “Trust in me” nga “Jungle book”. Ndër filmat jo-Disney, vëllezërit Sherman krijuan këngët hit për fëmijë të vitit 1968 “Chitty Chitty Bang Bang”.

Vëllezërit kanë krijuar më shumë se 200 këngë, kanë qenë nëntë herë nominues për Oscar, nga të cilat dy i kanë fituar. Gjithashtu janë fitues të tre çmimeve Grammy, si dhe kanë fituar 24 albume ari e platini, gjatë një karriere tepër të pasur. Robert Sherman vdiq më 2012.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco