Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson janë në pritje të fëmijës së tyre të parë

Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson janë në pritje të fëmijës së tyre të parë

13:15, 20/11/2023
A+ Aa A-

Thashethemet për shtatzëninë e këngëtares së njohur qarkullonin prej disa kohësh, por asgjë nuk ishte konfirmuar nga çifti i njohur deri pak orë më parë.

31-vjeçarja Suki Waterhouse njoftoi përmes një dalje publike, diçka që nuk mund të fshihej më. “Vendosa të vesh diçka vërtet të ndritshme sot, sepse mendova se mund të të largonte vëmendjen nga diçka tjetër që po ndodhte”, tha ajo në një video teksa bëri shenjë mbi barkun e saj pak të fryrë.

Waterhouse u shfaq në Festivalin Corona Capital në Mexico City të dielën dhe të gjitha indikacionet tregojnë se çifti i famshëm janë “të emocionuar që do të bëhen prindër”.

Të dy janë në lidhje prej pesë vitesh, por kanë arritur që romancën e tyre ta mbajnë larg syrit të publikut. Pattinson dhe Waterhouse bënë debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq në dhjetor 2022, duke marrë pjesë në një shfaqje të modës Dior në Giza, Egjipt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco