FOTO/ Rikthehet Kim Kardashian, fustan magjepsës dhe flokë bionde

FOTO/ Rikthehet Kim Kardashian, fustan magjepsës dhe flokë bionde

19:36, 17/11/2023
A+ Aa A-

Kim Kardashian iu rikthye rrënjëve të saj tipike femërore teksa udhëhoqi ardhjen e yjeve në festën e ‘GQ’s Men Of The Year’ në Los Anxhelos të enjten mbrëma.

Ylli televiziv, 43 vjeçe, ndezi polemika për mbulimin e numrit të veçantë të revistës për meshkuj, të cilin disa e quajtën ‘memece dhe super të pandjeshme’, pavarësisht se ishte femër, shkruan DailyMail.

Kim i largoi polemikat ndërsa zbriste në tapetin e kuq me një fustan kamoshi ‘të egër’ që tregonte kthesat e saj.

Fustani e nënës së katër fëmijëve, ishte shumë seksi në pjesën e pasme, dhe kishte një dekolte me kapëse dhe qëndisje gotike në formë kryqi.

Në vend të flokëve të saj të errët, ajo hodhi një parukë të gjatë bionde që i binte deri në bel.

Grimerja e Kimit, Ariel, i dha superyllit sy të ndezur ngjyrë kafe dhe buzë nudo me shkëlqim.

Themeluesja e ‘SKIMS’, tregonte shumë vetëbesim, teksa shfaqte pamjen e saj para kamerave përpara ceremonisë.

Çmimet e së enjtes mbrëma nderuan një përzgjedhje njerëzish që kanë formësuar kulturën, modën, argëtimin dhe sportin në vitin 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco