Drew Barrymore shpjegon pse nuk kryen operacione plastike

Drew Barrymore shpjegon pse nuk kryen operacione plastike

15:11, 17/11/2023
A+ Aa A-

Drew Barrymore ka folur për arsyet pse nuk kryen operacione plastike dhe procedura të ndryshme kozmetike. Ajo u shpreh se ka një natyrë që krijon varësi dhe se i trembet një fiksimi të mundshëm me ndërhyrjet.

Aktorja 48-vjeçare tregoi se i shmang ndërhyrjet, duke u shprehur: “Kam një personalitet që krijon varësi, ndaj shqetësohem se do të vijoj t’i ndjek ato, të bëj këtë dhe atë (ndërhyrje). Më tremb, se kjo është qasja ime për gjërat. Kështu që, pres që të ketë ndryshime të tjera”.

Image

Drew ka vuajtur nga varësia ndaj substancat narkotike në adoleshencë dhe në vitin 2021, hoqi dorë nga konsumimi i alkoolit. Ajo këmbënguli se nuk ka bërë asgjë që të ndikojë në ngadalësimin e procesit të plakjes.

“Dhe do e mbaj këtë për aq gjatë sa të kem mundësi. S’kam fare gjykim për këdo që bën diçka, por s’e shoh veten të orientuar drejt tyre”.

Ajo gjithashtu, u shpreh se përmes zgjedhjes së saj do që t’u tregojë vajzave se plakja është një dhuratë. Drew ka 2 vajza, Olive, 11 vjeç dhe Frankie, 9 vjeç, për të cilat bashkëprindëron me ish-bashkëshortin, Will Kopelman.

“Do të thotë se je gjallë, po jeton dhe është shumë gjë e mirë. Të pranosh plakjen është një mesazh i shëndetshëm dhe kaq pozitiv”, tha aktorja, duke shtuar se prioritet për të është kryesor shëndeti i përgjithshëm.

“Shëndeti është në fokusin tim, më shumë se çdo gjë tjetër. Nëse ke shëndetin, mund të përqendrohesh në gjëra të tjera, përfshirë dhe bukurinë. Por, vërtet është gjëja më e rëndësishme”, përmbylli aktorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco