Teddy bear blonde: Tendenca më e re për flokët në dimër

Teddy bear blonde: Tendenca më e re për flokët në dimër

12:07, 17/11/2023
A+ Aa A-

“Teddy bear blonde” është tendenca më e re dhe e lezetshme për flokët këtë sezon, që ka pushtuar TikTok-un. Hashtag-u ka 77 milionë shikime dhe njerëzit po e pëlqejnë gjithnjë e më shumë.

Ngjyra përkon me një përzierje perfekte mes flokëve bionë dhe brunë. Ky trend bashkon ngjyra të ngrohta, me nuance ari dhe mjalti sipas Lorik Rockleffer, ekspert për përkujdesin e flokëve.

Image

Ambasadori i markës Matrix dhe eksperti i ngjyrave të flokëve, George Papanikolas, u shpreh se sepktri i kësaj ngjyre thekson sytë dhe praktikisht i shkon çdokujt.

Image

“Nëse do t’i shtosh më shumë ngrohtësi, me një ngjyrë karameli dhe mjalti, ky është një opsion perfekt. Është i duhuri për brunet që duan një ngjyrë më të çelët dhe për biondet që duan një ngjyrë paksa më të errët”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco