'Jam i dashuruar me ty, më ke lënduar në shpirt', letra nga burgu i Peqinit që shtangu Megi Pojanin

'Jam i dashuruar me ty, më ke lënduar në shpirt', letra nga burgu i Peqinit që shtangu Megi Pojanin

09:31, 17/11/2023
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur Megi Pojani mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit “Përputhen”, ka marrë një letër dashurie nga një djalë.

E emociouar nga kjo e papritur, Megi e lexoi atë para konurentëve dhe publikut, ndërsa mes rreshtave poetik djali misterioz i shprehte dashurinë moderatores.

Nga ana tjetër moderatorja e mbajti të fshehtë emrin e mashkullit që ia kishte dërguar, por tregoi se letra ka ardhur nga “IEVP Peqin”, burgu i Peqinit.

“Ma prishe ti mendjen, shpirtin ma lëndove shumë rëndë, ma vrave zemrën, jetën ma shkatërrove, syve ua more shkëlqimin dhe viteve rininë.

Jam bërë njeri i tretur, por jetë më vrave gëzimin, veç vuajtje më le në shpirtin tim. Pse u tregove shpirt katile? Nuk mundem të mallkoj, se unë të desha dhe akoma të dua pa hile. Që nga dita e parë, sa të jetoj, do të të dashuroj.

Melankoliku…”– shkruhej në letën e dashurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco