Lajmi i fundit

NTERVISTA/ Dy standardet e deklaratave të Dumanit. Flet Avenir Peka

Përkeqësohet Bruce Willis! Nuk e njeh më Demi Moore! Si reagoi aktorja?

Përkeqësohet Bruce Willis! Nuk e njeh më Demi Moore! Si reagoi aktorja?

15:26, 09/11/2023
A+ Aa A-

Aktori Bruce Willis, i cili u diagnostikua me demencë frontotemporale, po vuan nga një humbje e rëndë e kujtesës. Mediat e huaja bëjnë me dije se pas kthimit nga një udhëtim në Itali, ish-i Demi Moore shkoi ta takonte dhe ylli i “Die Hard” nuk e njohu aktoren.

"Kujtesa e tij u zbeh, Demi e kuptoi që ai nuk e njihte dhe u ndje e shkatërruar. Ajo nuk e kishte idenë se ai ishte përkeqësuar", shpjegoi një burim i afërt me familjen për “Closer”.

“Ai nuk mund të komunikojë, dikur ka qenë lexues i pangopur dhe tani nuk lexon. Të gjitha ato aftësi gjuhësore nuk janë më të disponueshme për të. Megjithatë, ai është ende Bruce. Kur je me të, e di se ai është Bruce dhe je mirënjohës që është aty, por gëzimi që ai kishte për jetën ka ikur.

Ai është ende Bruce, edhe pse gjendja e tij është përkeqësuar deri në atë pikë sa nuk është më në gjendje të komunikojë verbalisht”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco