Zakoni i preferuar i Kate Middleton që Princ William e 'urren'

Zakoni i preferuar i Kate Middleton që Princ William e 'urren'

17:01, 22/05/2024
A+ Aa A-

Hobi, zakonet dhe talentet e anëtarëve të familjes mbretërore britanike janë bërë të njohura përmes rrëfimeve të tyre. Ajo që ne zakonisht nuk dimë është se çfarë mendojnë të tjerët për ta. Për shembull, Princ William nuk mund të durojë një nga zakonet e preferuara të Kate Middleton, shkruajnë mediat e huaja. 

Princesha e Uellsit, si shumë prej mbretërve britanikë, i pëlqen sportet. Ajo është njohur me to që në moshë shumë të vogël. Duke folur në një podcast, ajo tha:

“Prindërit e mi gjithmonë na inkurajonin të bënim aktivitete fizike dhe sportive dhe ata gjithmonë na inkurajonin të bënim sporte ekipore dhe të provonim gjëra të reja”.

Kur bëhet fjalë për notin, nuk ka të bëjë vetëm me relaksimin në një pishinë të ngrohtë. Princesha 41-vjeçare ka pranuar në intervistën e saj se është adhuruese e notit në ujë të ftohtë. Gjë për të cilën sigurisht bashkëshorti i saj mendon se është “e çmendur”.

“Të notosh në ujë të ftohtë, sa më i ftohtë aq më mirë”, ka shpjeguar Kate Middleton. “Më pëlqen shumë. Aq shumë sa kur William thotë “Ti je e çmendur” dhe është errësirë ​​dhe bie shi. Unë do të shkoj të kërkoj ujë të ftohtë. Më pëlqen.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco