Rikthehet në ekran Vesa Luma: anëtare jurie e audicioneve të 'X Factor'!

Rikthehet në ekran Vesa Luma: anëtare jurie e audicioneve të 'X Factor'!

11:46, 09/11/2023
A+ Aa A-

Programi “X Factor” pritet të nisë rrugëtimin e tij në muajin dhjetor në televizionin Klan. E teksa prej javësh puna për zbulimin e talenteve të reja ka nisur, tashmë produksioni ka nisur xhirimet e audicioneve.

Në mesin anëtarëve të jurisë së audicioneve është edhe këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Vesa Luma. Lajmi është dhënë nga faqja zyrtare e “X Factor” në Instagram, ku përkrah një fotoje të këngëtares shkruan,

“Ka arritur të fitojë zemrën e muzikëdashësve të të gjitha gjeneratave me talentin dhe zërin e saj të veçantë por edhe me çiltërsinë që e karakterizon: Vesa Luma anëtare jurisë së audicionit të dytë të “X Factor Albania”❤️❌”, thuhet në postim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco