‘Refuzoi një djalë toksik’, motra i del në mbrojtje Albës

‘Refuzoi një djalë toksik’, motra i del në mbrojtje Albës

16:20, 01/11/2023
A+ Aa A-

‘Big Brother Vip Kosova’ ka vetëm pak ditë që ka nisur e duket se brenda shtëpisë më të famshme po krijohen edhe çiftet e para. E kemi fjalën për Albën dhe Azemin të cilët së fundmi kanë shprehur hapur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit.

Megjithatë Azemi nuk ka qenë i vetmi banor që ka shprehur pëlqimin ndaj Albës edhe Lumbardhi është parë në lot për të.

Por Alba ka treguar se nuk ndjen gjë dhe e sheh si shok. Megjithatë refuzimi nuk i ka pëlqyer aspak Lumbardhit i cili hera-herës ka shfaqur edhe shenja nervozizmi dhe hatërmbetje ndaj Albës.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak motrës së Albës, Jonidës e cila ka bërë një reagim publik për situatën e krijuar mes dy djemve.

Ajo madje shkruan se është e zhgënjyer nga një pjesë e publikut që paragjykon sjelljen e Albës teksa i del në mbrojtje duke thënë se ajo ka refuzuar një djalë me sjellje toksike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco