‘Nuk e dëgjova babain’, Vesa rrëfehet mes lotësh për ndarjen nga Mërgimi

‘Nuk e dëgjova babain’, Vesa rrëfehet mes lotësh për ndarjen nga Mërgimi

16:16, 01/11/2023
A+ Aa A-

Vesa Vllasaliu ka qenë një nga banoret më të përfolura të edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Kosova’.

Ajo ka sjellë në vëmendje disa herë historinë e saj me futbollistin Mërgim Berisha, pasi dyshja kanë qenë të fejuar për një kohë të gjatë.

Në një rrëfim para banorëve, Vesa e përlotur ka kujtuar se si nuk e dëgjoi babain kur i thoshte se diçka nuk shkonte me lidhjen e tyre.

‘I kam pasur raportet keq sepse babai nuk ka dashur që unë të jem me të. Ai e ka ditur prej fillimit që diçka nuk shkonte’

Mirëpo së fundmi vëllai i futbollistit i është përgjigjur akuzave të saj ndaj Mërgim Berishës për tradhti me shoqen e saj të ngushtë.

Besarti, pretendon se ka qenë Vesa ajo e cila e ka shkëputur futbollistin nga kontakti me familjen.

“Ajo ka dashur që Mërgimi të ndërpresë kontaktin me familjen. Ne me Mërgimin s’kemi mundur të flasim në telefon, vetëm nëse ai ka qëlluar vetë”

Ai gjithashtu tregon se ka pasur momente kur Vesa është sjellë keq me Mërgimin në ambiente publike në sy të të tjerëve.

“Kjo i ka thënë Mërgimit: ‘Ti je bastard si babai yt’. Plus familjen tonë, na ka ofenduar, na ka sharë. Pastaj është munduar Mërgimit t’ia ndërprejë lidhjen me familjen”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco