Alby tregon si nisi të punonte në filmat për të rritur: E bëra për mbijetesë

Alby tregon si nisi të punonte në filmat për të rritur: E bëra për mbijetesë

18:20, 23/10/2023
A+ Aa A-

Ish-pornostarja shqiptare, Alby Rydes është një prej konkurrenteve më të përfolura të këtij edicioni të ri të Big Brother VIP Kosova që nisi të premten që lamë pas.

Ajo në këto ditë të para ka rrëfyer për shumë gjëra personale dhe vështirësive që ka kaluar në jetë.

Ndërkohë mbrëmjen e kaluar Alby ka folur me Metin edhe për atë se si u bë pjesë e filmave për të rritur.

Ajo u shpreh e penduar duke thënë se e gjitha nisi nga vështirësitë financiare që hasi në Amerikë dhe se e bëri për mbijetesë.

 “Kam punuar për 3-4 kompani, nuk kam as 10 apo 15 video bashkë, e ndalova sepse nuk më pëlqeu fare, nuk ndihesha mirë, e takon personin në moment, nuk e di se kush është ai person nuk ke ndjena për të, në fund të fundit ajo është punë, ndjenjave të mia u fiki dritën kur e bëja atë punë është aktrim asnjë gjë më shumë as më pak, asnjë gëzim, ndoshta gëzim për mashkullin, por për mua gëzimi ishte të merrja lekun dhe të paguaja gjërat e mia, e kam bërë për mbijetesë dhe ndoshta të bëhem dikush më vonë që të bëja emër që të mund të krijoja diçka tjetër për vete”, ka thënë mes tjerash Alby.

Theksojmë që Alby ka treguar se tashmë nuk e bën një punë të tillë dhe se është e fokusuar në disa biznese që ka krijuar në emrin e saj dhe rritjen e vajzës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco