Jada thotë se para shuplakës së famshme në Oscars, ajo dhe Will kishin 6 vite të ndarë

Jada thotë se para shuplakës së famshme në Oscars, ajo dhe Will kishin 6 vite të ndarë

15:07, 11/10/2023
A+ Aa A-

Jada Pinkett Smith, në një intervistë ekskluzive me People ka rrëfyer disa detaje të patreguara nga jeta e saj, duke u ndalur edhe te martesa me aktorin Will Smith.

Jada u shpreh se ishte ndarë nga Will për 6 vite, para se të ndodhte shuplaka e famshme në ceremoninë e Oscars në vitin 2022, e cila u bë një prej momenteve më virale në internet.
 
“Ne ishim duke bërë ca detyra shumë të vështira bashkë”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se ishin ndarë për 6 vite. Por, aktorja shtoi se ata e duan shumë njëri-tjetrin dhe se do ta gjejnë atë që funksionon për ta.

Jada foli edhe për shuplakën e famshme në ceremoninë e Oscars. “Mendova se ishte një skeç. Si shumë njerëz që e panë incidentin në TV”, tha ajo dhe vijoi: “Thashë: “Nuk ka mundësi ta bëjë Will këtë”. Nuk kishte gjasa, derisa Will u rikthye në karrige dhe e kuptova që s’ishte një skeç”. Ajo zbuloi edhe fjalët e para që i tha aktorit dhe ato ishin: “A je mirë?”.
 
Në mars të vitit të kaluar, një ngjarje tronditi Hollywood-in: Will Smith u ngrit papritur nga vendi i tij dhe goditi me shuplakë komedianin Chris Rock, pasi komediani bëri një shaka me modelin e flokëve të Jada Pinkett Smith. Chris Rock tha se flokët e Jada-s (të rruara) janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku aktorja Demi Moore (në rolin e personazhit Jordan O'Neil) rruan kokën.

Will u ngrit, shkoi drejt Chris, e goditi me shuplakë dhe më pas bërtiti me tone të ashpra që Rock të mos e përmendte emrin e gruas së tij. Referuar komenteve online, përplasja e tyre nuk dukej e stisur, megjithëse duhet thënë se Will fillimisht u duk sikur qeshi me shakanë, para se të ngrihej për ta goditur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco