Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

Ndryshimi i stinëve e bën më të vështirë zgjimin, si të rifitoni energjitë?

Ndryshimi i stinëve e bën më të vështirë zgjimin, si të rifitoni energjitë?

12:23, 20/09/2023
A+ Aa A-

Ka njerëz që zgjohen me zilen e parë të alarmit e ka të tjerë që rrotullohen pa fund në shtrat duke injoruar edhe zilen e shtatë. Nëse zgjimi në mëngjes është një mision i vështirë për ju, atëherë fajësoni ndryshimin e stinëve.

Ekspertët mjekësorë shpjegojnë se moti dhe humori ndryshojnë me shpesh se zakonisht.

Nëse ndiheni të lodhur në mëngjes, jeni akoma në kohë për të rifituar energjinë. Kjo arrihet duke ndryshuar mënyrën e të fjeturit, regjimin ushqimor dhe duke kryer më shumë aktivitet fizik.

Ushqyerja e mirë është tepër e rëndësishme për të pasur një fillim të mbarë në mëngjes jo vetëm gjatë dimrit por edhe tranzicionit të stinëve.

Vështirësia në të fjetur dhe për t’u zgjuar, ju bën më të lodhur gjatë ditës, nxit dhimbjet e kokës dhe ju shtyn të hani më shumë ëmbëlsira.

Duke nënvizuar rëndësinë e gjumit, ekspertët thonë se nëse flini më pak se gjashtë orë, nëse flini më shumë se 9 orë, nëse bëni gjumë të ndërprerë, sistemi imunitar dobësohet, metabolizmi ngadalësohet dhe gjendja mendore përkeqësohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco