Flet berberi që qethi Ramën: 'Pagoi lekët, por e teproi me bakshishin'

Flet berberi që qethi Ramën: 'Pagoi lekët, por e teproi me bakshishin'

11:31, 17/09/2023
A+ Aa A-

Fabiani, berberi fierak që qethi Edi Ramën këtë verë, ka treguar se kryeministri i ka paguar paratë si çdo klient tjetër, por e ka tepruar me bakshishin.

“Një pagesë u bë, por me (bakshishin) e teproi pak”, u shpreh Fabiani në emisionin “Zgjohu” në MCN Tv. 

I riu që “bëri skulpturë” me kokën e tij, siç e quajti kryeministri Rama kur e publikoi në llogaritë e veta në rrjetet sociale, tha se qethja e kryeministrit i ka shtuar punën. Njerëzit shkojnë në sallonin e tij dhe i kërkojnë t’i qethë njëlloj si ai.

“Një person diku te 65-70 vjeç më tha o çuni ti je berberi i Ramës, më tha mua. Po, i thashë. Ore do më qethësh pak si ai, më tha mua”, tregoi Fabiani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco