Amos thumbon Dea Mishel: E rëndësishme është të mos fluturosh me pras!

Amos thumbon Dea Mishel: E rëndësishme është të mos fluturosh me pras!

11:13, 17/09/2023
A+ Aa A-

Amos Muji Zaharia, ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me Dea Mishel dhe Olta Gixharin.

Të tre personazhet ishin bashkë pjesë e produksionit të BigBrotherVip Albania, prej ku rrëmbyen edhe vëmendjen më të madhe si dhe u komnetuan më së shumti për karakteret e tyre.

Ndonëse një emër i njohur dhe më parë se të bëhej pjesë e këtij produksioni, emri i Amos u lakua shumë midis dyshës Dea-Olta.

Komentet e tij, Amos i bëri në “Fitstation” në News24 me moderatoren Çenkuela Hasa, ku tregoi për jetën pas këtij formati duke zbuluar dhe raportet me ish banorët.

Moderatorja: Shikojmë ish banorë që kërkojnë vëmendje në çdo formë dhe pse formati ka përfunduar, shohim dhe një Amos që ka zgjedhur të vazhdoj punën e tij, jetën e tij sikur s’ka qenë pjesë e këtij formati ndonjëherë.

Amos Zaharia: E rëndësishme si i thonë asaj shprehjes është të mos fluturosh me pras. Nuk është çështje protagonizmi, është ideja e famës, shikoni se po ha një vezë, shikoni sa bukur, po takoj filanin

Moderatorja: Si i ke raportet me ish banorët, veçanërisht me Dean

Amos Zaharia: Miqësi janë ato që krijohen që në fëmijëri, miqësi kam ruajtur me Oltën ose me disa ish aktorë, me personazhe të tjerë nuk kam ruajtur miqësi, as shpenzoj kohë me ta!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco