Lajmi i fundit

‘Gënjeu për armën’/ Gjykata shpall fajtor Hunter Biden për të gjitha akuzat

U akuzua se e tradhtoi me Elon Musk! Bashkëthemeluesi i Google finalizon divorcin me Nicole Shanahan

U akuzua se e tradhtoi me Elon Musk! Bashkëthemeluesi i Google finalizon divorcin me Nicole Shanahan

13:07, 16/09/2023
A+ Aa A-

Bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin së fundmi ka finalizuar divorcin me bashkëshorten e tij, Nicole Shanahan, pasi kjo e fundit u akuzua në rrjet se kishte nisur një lidhje me Elon Musk.

Disa dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Page Six, tregojnë se gjyqtari nënshkroi ndarjen e dyshes më 26 maj.

Image

Nga ana tjetër ish-çifti do të ndajnë kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të vajzës së tyre 4-vjeçare.

50-vjeçari, paraqiti kërkesë për divorc nga 34-vjeçarja më 6 janar 2022, pas tre vitesh martesë.

Mirëpo prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se divorci i dyshes u nxit nga afera e supozuar e Nicole me themeluesin e X “Twitter” Elon Musk.

Image

Megjithatë ky i fundit përmes një deklarate në rrjetet sociale i mohoi lajmet duke thënë se ata janë vetëm miq.

“Kjo është absurde. Unë dhe Sergey jemi miq dhe mbrëmë ishim në një festë së bashku. Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herë me shumë njerëz të tjerë përreth.”– tha Musk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco