Linda Evangelista flet për kancerin dhe heqjen e të dy gjinjve

Linda Evangelista flet për kancerin dhe heqjen e të dy gjinjve

12:47, 07/09/2023
A+ Aa A-

Linda Evangelista ka rrëfyer se është përballur me kancerin dy herë dhe i është nënshtruar një mastektomie të dyfishtë pas diagnozës së saj të parë me kancer gjiri pesë vjet më parë.

Supermodelja 58-vjeçare tha për Wall Street Journal se kanceri i gjirit u zbulua në vitin 2018 gjatë një mamografie.

Image

Ajo rrëfeu se për shkak të faktorëve shëndetësorë, gjendja e saj nuk ishte e mirë dhe pa hezitim zgjodhi mastektominë e dyfishtë. “Mendova se ishte zgjidhja më e mirë. Kanceri i gjirit nuk do të më vriste,” tha ajo.

Mastektomia e dyfishtë (mastektomi bilaterale) -  heqja e të dy gjinjve; operacion që bëhet ndonjëherë për zvogëlimin e rriskut për gratë me rrezik shumë të lartë për t'u prekur nga kanceri i gjirit.

Katër vjet pas operacionit të parë, në korrik të vitit të kaluar, ajo u diagnostikua me kancer të muskulit pektoral, për të cilin kreu kimioterapi dhe radioterapi.

Image

Duke folur para serialit të ri të Apple TV+ “The Super Models”, i cili përmban intervista me Evangelista-n, Naomi Campbell, Cindy Crawford dhe Christy Turlington, Linda tha se prognoza e saj tani është "e mirë, por jo e shkëlqyer".

“E di që kam njërën këmbë në varr, por jam plotësisht në një gjendje festive,” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco