Kris Jenner publikon fotografi duke u puthur me të dashurin 25 vite më të ri

Kris Jenner publikon fotografi duke u puthur me të dashurin 25 vite më të ri

19:38, 01/09/2023
A+ Aa A-

Kris Jenner është në lidhje me Corey Gamble prej nëntë vitesh.

Por nuk ndodh shpesh çifti të shpërfaqin dashurinë e tyre në publik.

Të enjten, producentja 67-vjeçare e “Keeping Up With The Kardashians” dhe menaxheri 42-vjeçar i muzikës u panë duke u puthur kur ishin në një jaht.

Yjet kanë qenë me pushime në Itali këtë verë dhe ajo ka ndarë me bujari disa fotografi nga pushimet.

Imazhi ishte një fotografi nga udhëtimi i tyre në gusht, ndërsa Kris shkroi “Momente magjike në gusht”.

Në postim kishte një koleksion fotografish, njëra prej të cilave e përfshinte edhe vajzën e saj, Khloe Kardashian, 39 vjeçe.

Një tjetër e tregoi atë me një nga stilistët e Dolce & Gabbana dhe Kylie Jenner në një nga reklamat. Dhe Kris u pa gjithashtu duke bërë pica.

Në mesin e gushtit, Khloe publikoi disa fotografi nga udhëtimi në Itali, ku tregonte se po shijonte kohën më të mirë krah partnerit të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco