Olta si aktore protagoniste ka treguar se mezi po pret ta shohë pasi nuk ka parë asnjë skenë deri tani, ku thekson se përjetimet kanë qenë të shumta pasi shesh-xhirimi është zona e saj e komfortit.
Ndër të tjera Olta ka treguar edhe për puthjen që ka në skenë me partnerin e saj në film, Luiz Ejllin ku ka treguar se di të ndajë mirë rolin e saj nga jeta e vërtetë. Por ndër të tjera aktorja ka pranuar se puthja në film ka qenë e sikletshme, ku citoi “Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”
Olta: Jam në zonën time të rehatisë, uroj të jetë bërë një punë e mirë. Kam qenë shumë e përkushtuar, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet, sepse kam pasur frikën e faktit që vija menjëherë nga Big Brother, m’u desh t’i ndizja motorët më shumë. Megjithatë, mendoj se regjisori është i kënaqur dhe them se kemi bërë një punë të mirë. Nuk është shumë pranë meje, më është dashur të fokusohem, po këtu qëndron e bukura. Të arrish një karakter sikur e ke nën lëkurë, ai është suksesi më i madh. Jonida është një vajzë e qetë që punon shumë, që e di se çfarë kërkon, me familje të shëndetshme dhe me ekonomi shumë të mirë. Deri këtu ngjan diku me mua, por mënyra e saj e sjelljes nuk është si imja, spontane. Ajo i do gjërat nën kontroll, t’i menaxhojë, është e tërhequr, është më diplomate se unë.
Po puthja e shumë komentuar me Luizin?
Olta: Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim. Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua.
© SYRI.net