Pas ndarjes nga Kristi, Keisi tregon tiparin kryesor që duhet të ketë partneri i saj

Pas ndarjes nga Kristi, Keisi tregon tiparin kryesor që duhet të ketë partneri i saj

14:40, 18/07/2023
A+ Aa A-

Ish-banorja e “BBV” Keisi Medini ishte një ndër konkurentët që bëri bujë në këtë reality show.

Ajo u njoh dhe krijoi një romancë me Kristi Aliaj brenda shtëpisë, teksa lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe dyshja vendosën që ta ndërpresin për ta vazhduar atë pasi të dalin nga spektakli.

Megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë, pasi marrëdhënia e dy ish-banorëve ishte ftohur.

Mirëpo së fundmi Keisi ishte në një takim me Gerti Koxhën, ku ky i fundit ndër të tjera e ka pyetur se a do ti pëlqente të lidhej me një djalë me ngjyrë, ndërsa modelja u shpreh se nuk dëshiron që ti përziejë rracat duke treguar kështu preferencat e saj për dashurinë e jetës.

Pjesë nga biseda:

Gerti: A do ishe martuar me një zezak për shembull? Ose me një arab?

Keisi: Këtë s’besoj ta kisha bërë, jo se jam rraciste, por nuk më pëlqen që t’i përziejë rracat si i thonë. Nuk kam gjë kundër tyre, por s’do më pëlqente që unë të jem e bardhë e burri im i zi. Ndoshta dhe do ndihesha në siklet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco