Luiz Ejlli reagon sërish pas përplasjes me Dea Mishelin: Edhe unë gaboj, por…

Luiz Ejlli reagon sërish pas përplasjes me Dea Mishelin: Edhe unë gaboj, por…

13:29, 11/07/2023
A+ Aa A-

Një video e Luiz Ejllit në koncertin e tij tërhoqi vëmendjen në rrjet me deklaratën e fortë të këtij të fundit ndaj Dea Mishel Hoxhës ku u duk si një ‘hakmjarrje’ ndaj ish-finalistes së ‘Big Brother VIP’, pasi gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme kjo e fundit ishte shprehur se ‘Shkodra është pronvincë’.

E pas kësaj i menjëhershëm ishte edhe reagimi i ashpër i Dea Mishelit e cila nuk ia përtoi aspak me përgjigjen e saj, ku shprehej se ishte turp për një burrë 40 vjeç të bëjë ështu për një lojë (Kliko këtu).

Së fundmi, Luizi ka hyrë ‘live’ në Instagram ku ka realizuar dhe një bisedë virtuale me fansat e tij, ku mesa duket paska pasur edhe diçka të fundit për të thënë në lidhje me deklaratën e tij.

Në mënyrë indirekte, artisti iu referua situatës që shkaktoi shumë zhurmë në rrjet duke u shprehur se nuk do të flasë më asgjë më shumë pasi mund të merret si diçka personale, teksa theksoi se dhe ai mund të gabojë.

“Nuk po flas ndonjë fjalë më shumë, sepse çfarë do që të flas duket sikur e kam personale me dikë, por unë s’kam asgjë me njeri. Këtu do të jem, këtu do të rri, siç i kam bërë ballë gjërave, do t’i bëj deri në fund. Çfarë nxjerr nga goja mbaj vetë përgjegjësi. Do të jem i drejtpërdrejtë gjithmonë siç kam qenë. Edhe unë gaboj, por mundohem që çfarë them, ta mendoj mirë dhe t’i them në sy gjërat për gjithçka.”– u shpreh Ejlli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco