Nga suksesi në karrierë deri tek zhgënjimi më i madh i familjes së saj, Eva Longoria rrëfen çdo gjë

Nga suksesi në karrierë deri tek zhgënjimi më i madh i familjes së saj, Eva Longoria rrëfen çdo gjë

15:04, 29/06/2023
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Eva Longoria gjatë një interviste për “The Hollywood Reporter”, u zhyt në kujtime për karrrierën e saj të gjatë të aktrimit si dhe në projektin e saj të fundit si regjisorja e ‘Flamin Hot’.

Ylli i Brooklyn Nine-Nine foli gjithashtu për atë që ndodhi në të vërtetë pas  filmit ‘Shtëpisë së Dëshpëruar’,ndërsa u përpoq të ndiqte pasionin e saj si regjisore.

Pas përfundimit të sezonit të tetë dhe të fundit të serialit ‘komedi-dramë’ në 2012, ajo tha: ‘Vitin e fundit të Housewives, mbaj mend që çdo shfaqje më ofruan për të luajtur në … për të luajtur … për të luajtur në … Më ofruan gjithçka dhe refuzova çdo gjë”, kujton ajo.

Ajo rrëfeu edhe vështirësitë me të cilat u përball, pasi dëshironte të ndiqte ëndrrën e saj për për tu bërë regjisore.

“Për mua, ishte jë sfidë për ti kapërcyer vështirësitë. Nuk ishte seksizëm apo racizëm. Ishte si, “Ja ku vjen një aktor memec””, u shpreh aktorja.

Mirëpo gjithë suksesin e saj dhe rolet kryesore që ajo fitoi gjithë karrierës së saj producentja e filmit dhe televizionit tregoi gjithashtu për zhgënjimin e familjes së saj, pasi sipas saj ata të gjithë janë edukatorë.

“Unë isha zhgënjimi i madh në familjen time”, zbuloi ajo se ndihej fajtore që nuk e vazhdoi shkollimin e saj. Ata janë të gjithë edukatorë.”- tha Eva.

Gjithashtu ajo kujtoi bisedën me prindërit që e shtyu të kthehej në shkollë dhe të dhe të  merte diplomën e saj Master në Studimet Chicano në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë në Northridge.

“Dhe ata thanë: Në rregull, por ju nuk e keni atë të zotit tuaj”, u shpreh ajo.

Që atëherë aktorja ka marrë pjesë dhe ka udhëhequr shumë përpjekje për të krijuar ndryshim – që sipas saj ato ishin faktori motivues edhe për pasionin e saj për regjinë.

Ajo shpjegoi: “Ky ishte qëllimi dhe qëllimi për të dalë pas kamerës, duke krijuar më shumë mundësi për komunitetin tim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco