Pas Rita Orës dhe Ava Max një tjetër këngëtare e njohur goditet teksa performonte në skenë

Pas Rita Orës dhe Ava Max një tjetër këngëtare e njohur goditet teksa performonte në skenë

14:30, 29/06/2023
A+ Aa A-

Pas incidentit të dy këngëtareve shqiptare me famë botërore Bebe Rexha dhe Ava Max një tjetër artiste e njohur, Kelsea Balerini është goditur në fytyr teksa po performonte në skenë në Outlaw Field, këtë të mërkurë.

Image

Pas incidentit që i ndodhi teksa po performonte këngën e saj hit “If You Go Down” këngëtarja u detyrua të ndalonte përkohësisht koncertin e saj.

Në videon e cila po bën xhiron e rrjtetit duket qartë Kelsea e cila pas incidentit vrapon për në prapaskenë së bashku me violinistin që të kujdeset për syrin e saj që mesa duket ngeli i lënduar pas incidentit.

Ndërsa nuk dihet se çfarë e ka goditur saktësisht këngëtaren në fytyrë, disa fansa të cilët ishin të pranishëm në koncert mendojnë se ai ishte një byzylyk.

Megjithatë pas incidentit artistja u kthye në skenë dhe tha: “A mund të flasim vetëm për atë që ndodhi. Gjithçka për të cilën më intereson është që të gjithë ju të jeni të sigurtë. Nëse ndonjëri nga ju nuk ndihet i sigurtë, ju lutemi njoftoni dikë përreth jush.”

Incidenti që i ndodhi bëri që ajo të bënte një deklaratë në rrjetet e saj zyrtare, duke iu lutur fansave që të ndalonin hedhjen e sendeve në skenë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco