Si është gjendja e Pete Davidson pas shtrimit në spital për çrregullime të personalitetit?

Si është gjendja e Pete Davidson pas shtrimit në spital për çrregullime të personalitetit?

13:24, 29/06/2023
A+ Aa A-

Aktori dhe komediani i njohur Pete Davidson nuk po kalon ditët e tij më të mira. Ai është shtruar në rehabilitim pasi po lufton me çrregullimin kufitar të personalitetit dhe PTSD.

Një mik tha: “Pete shkon rregullisht në rehabilitim për ‘rregullim’ dhe për të marrë një pushim mendor.”

Kjo vjen disa javë pasi ai u detyrua t’i kërkonte falje kreut të shoqatës bamirëse të kafshëve PETA për shkak të sjelljes së tij ndaj tyre.

Ai u akuzua gjithashtu këtë muaj për drejtim të pakujdesshëm pasi përplasi makinën e tij me një shtëpi në Beverly Hills. Ai ishte duke drejtuar mjetin tip “Mercedes” me të dashurën e tij Chase Sui Wonders kur humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një shtëpi.

Sipas burimeve, gjendja e tij shëndetësore duket më e stabilizuar dhe Pete e ka tepër të nevojshme të marrë disa javë pushim, për t’u fokusuar në shëndetin e tij mendor pas disa javësh trazira personale dhe ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco