Madonna gjendet pa ndjenja, dërgohet me urgjencë në spital

Madonna gjendet pa ndjenja, dërgohet me urgjencë në spital

12:35, 29/06/2023
A+ Aa A-

Madonna është gjetuar pa ndjenja e më pas është dërguar me urgjencë në një spital të qytetit të Neë York. ”Pagesix” raporton se kjo ka ndodhur ditën e shtunë, mirëpo vetëm sot është bërë e ditur ngjarja.

Po ashtu, është zbuluar se këngëtarja e “Material Girl”, u intubua për një natë, por tani po përmirësohet.

Vajza e saj Lourdes Leon ishte pranë saj gjatë gjithë kohës.

Menaxheri i Madonna-s, Guy Oseary, ndau në Instagram detaje: “Të shtunën më 24 qershor, Madonna kaloi një infeksion serioz bakterial që çoi në një qëndrim disa ditor në kujdes intensiv. Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor, por pritet një shërim i plotë. Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun. Do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco