Jennifer Lopez hap çantën dhe ç’nuk gjen brenda!

Jennifer Lopez hap çantën dhe ç’nuk gjen brenda!

10:17, 29/06/2023
A+ Aa A-

Jennifer Lopez është intervistuar së fundmi nga edicioni latino-amerikan i revistës Vogue dhe në kamera ka treguar se çfarë mban gjithmonë me vete në çantën e saj. Artistja i la të gjithë të habitur jo vetëm për sendet pa të cilat nuk jeton dot por edhe për theksin e saj të bukur.

Gjëja e parë që hoqi J.Lo nga çanta ishte tableti me një foto të fëmijëve të saj si sfond, dhe që zbuloi rolin që luan familja e saj në jetën e saj private.

Gjëja më qesharake dhe më e habitshme ishte se ajo gjeti para dhe rrëfeu se nuk e dinte se kush i kishte vënë ato para.

Në intervistën për Vogue, J.Lo u pyet për artikujt që i merr kudo që shkon dhe gjithashtu se cilat prej tyre do t’i çonte në një ishull të shkretë. “Muzikë, çamçakëz dhe pak diçka për të ngrënë”ç Duke thënë këtë, ajo e bëri të qartë se ka një lloj dashurie të veçantë për muzikën, ndërsa kujdeset jashtëzakonisht shumë për trupin dhe shpirtin e saj në situata sfidueseç

Ajo rrëfeu gjithashtu se sendet personale përfshijnë markën e saj të parfumeve dhe sende të ndryshme bukurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco