Britney Spears, zemërthyer nga dy djemtë e saj!

Britney Spears, zemërthyer nga dy djemtë e saj!

14:31, 12/06/2023
A+ Aa A-

Duket se asnjëherë s’do të ketë paqe për këngëtaren Britney Spears, e cila së fundmi është akuzuar nga ish-partneri dhe babai i dy djemve të saj, Kevin Federline, për faktin që po merr lëndë narkotike.

Madje, djali i saj i madh Preston, 17-vjeç, së bashku me Kevin, i kishin kërkuar asaj të merrte ndihmë sa nuk ishte tepër vonë. Pikërisht deklarata e të birit e ka pikëlluar Britney-n, pasi pavarësisht përpjekjeve këngëtarja s’ka krijuar dot një raport të mirë me djemtë.

Pas kësaj deklarate, ajo ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale ku shkruan:

“Fakti që njerëzit po pretendojnë gjëra që nuk janë të vërteta është kaq e trishtë… Mbase ata as nuk i kanë thënë këto gjëra sepse nuk ka kuptim për mua që ata të thonë atë… Për Preston që thotë “ajo duhet të na dëgjojë para se të jetë vonë”… A ju kujtohet çdo vizitë që keni ardhur në shtëpinë time, keni hyrë në dhomën tuaj dhe keni mbyllur derën? Nuk ju pashë kurrë djema… Jayden luajti në piano dhe bëmë muzikë së bashku… Por ditën që i thashë se doja t’ju shihja më shumë djema, nuk ju pashë më. Më trishton sepse u përpoqa shumë t’i bëja gjërat të këndshme për ju dhe kurrë nuk ishte mjaftueshëm. Tani pas shpine flisni për mua … më është thyer zemra dhe lajmet janë kaq të ulëta … Gjithmonë jam ndjerë sikur lajmet më bullizojnë… Është e trishtueshme sepse të gjithë rrinë duarkryq sikur është në rregull për të sajuar gënjeshtra… Pse më thonë që duhet të rri duarkryq? Pse të gjithë shkojnë kaq poshtë ? Shpresoj vetëm që të jenë thjesht lajme dhe Kevin dhe Preston të mos kenë thënë ndonjë nga ato gjëra”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco