Komentoi negativisht ‘Përputhen’, sot u bë opinionist, ja çfarë thotë Luiz Ejlli

Komentoi negativisht ‘Përputhen’, sot u bë opinionist, ja çfarë thotë Luiz Ejlli

09:14, 10/06/2023
A+ Aa A-

Dha komente negative për emisionin ‘Përputhen’, por sot, fituesi i BBV 2, Luiz Ejlli mori pjesë si opinionist. Ai u shpreh sot gjatë emisionit se deklaratat që ka dhënë kohë më parë nuk ishin ofendime, por sipas tij ngacmime.

“Nuk e mbaj mend që ka qenë në një format të tillë Kristi. E dëgjoja nëpër shtëpi që i thoshin ke puth dikë. Po nuk e imagjinjoja dot Kristin të puthej. Nuk i shava gocat e Për’Puthen isha duke i ngacmuar. Kristin nuk e fus se e du fort”.

I pyetur se cilat do ishin këshillat për protagonistët, Luizi tha se duhet të ndjekin ëndrrat që kanë, pavarësisht komenteve të njerëzve.

“Njerëzit nuk do pushojnë kurrë së foluri, fjalet do jenë gjithmonë. Nëse doni diçka merreni, mos u tërhiqni, përfundimi do ia vlejë. Nuk jam njeri i rrjeteve sociale, dola koncert më thanë pse se ke marrë Kiarën me vete, e mora më thanë pse e ke marrë”

Pikantja nga sot, ishin komentet e ndjekësve. Në një nga mesazhet thuhej: “Burri që është burrë nuk lëpin aty ku pështynë”.

E Luizi e kishte një përgjigje për këtë. Ai tha:

“Që kur kam shkelur në atë shtëpi kam thënë do luaj, dhe kam luajtur shumë. Nuk jam krenar për shumë gjëra aty brenda, kam mërzitur edhe familjarë të konkurrentëve, dhe për këtë koment unë prap e them po të futem në Big Brother dhe të kem Brikendën aty konkurrente nëse mua më leverdis prap do ia përmend, për ta vënë në vështirësi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco