VIDEO/ Taylor Swift gëlltiti një insekt dhe momenti u bë viral

VIDEO/ Taylor Swift gëlltiti një insekt dhe momenti u bë viral

10:37, 06/06/2023
A+ Aa A-

Taylor Swift dhe të papriturat shkojnë kaq mirë në një fjali! Këngëtarja vijon turneun e saj dhe rishtazi, në Chicago, në mes të skenës, gëlltiti një insekt.
 
Që të kesh një ide më të qartë, ja videoja e cila tashmë është bërë virale:

Momenti ndodhi fiks kur Taylor po fliste me publikun dhe krejt papritur, ndaloi dhe nisi të kollitej. “Sapo gëlltita një insekt. Më falni”, tha ajo dhe tentoi që ta nxirrte jashtë mikun e paftuar.
 
“Oh, Zot, a ka ndonjë mundësi që të mos e ketë parë njeri momentin?
”, pyeti ajo dhe shtoi se me shumë mundësi do të gëlltisë të tjera insekte, sepse vërdallë kishte shumë të tilla.


 
Por, duhet ta pranojmë, e kemi shumë zili insektin, i cili guxoi, mori pjesë në turne dhe madje e preku Taylor Swift! Siç tha edhe këngëtarja, raste të tilla do të ndodhin sërish dhe nëse ndodhin, ne do të jemi këtu për të t’i treguar!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco