Tayna bën një premtim në lidhje me këngën e re dhe 'JO' nuk do të jetë bashkëpunim

Tayna bën një premtim në lidhje me këngën e re dhe 'JO' nuk do të jetë bashkëpunim

08:36, 06/06/2023
A+ Aa A-

Projektet për verën kanë nisur me kohë dhe akoma priten edhe shumë të tjera nga artistët shqiptarë. Tayna duket se e ka gati projektin e saj më të ri, në lidhje me të cilin ka bërë një premtim për të gjithë fansat.

Në një shkrim në Instastory reperja ka premtuar se do na bëjë të kërcejmë në gjithë kuptimin e fjalës edhe nga ana emocionale.

Përpos kësaj ajo ka përgënjeshtruar edhe një lajm që qarkulloi së fundmi që kjo këngë do të jetë duet me Kidën.

“Jam vetëm”,-ka shkruar Tayna, duke shtuar se e ka bërë këtë zgjedhje pasi pjesa më e madhe e artistëve të tjerë do të vijnë me bashkëpunime, kurse ajo do të “triumfojë” vetëm.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco