Kompania japoneze krijon armën BB, më të tmerrshmen në botë

Kompania japoneze krijon armën BB, më të tmerrshmen në botë

20:38, 02/06/2023
A+ Aa A-

Kompania japoneze “Suidobashi Heavy Industries” zbuloi së fundmi një version në miniaturë të sistemit të armëve automatike Phalanx CIWS, i cili lëshon mijëra fishekë plastikë BB në vend të plumbave metalikë.

Duke shfaqur një top Vulcan 20 mm të drejtuar nga radari, të montuar mbi një bazë rrotulluese, sistemi Phalanx CIWS është një nga sistemet më të besueshme të armëve të Marinës së SHBA-së, që e gjen veten në përdorim në pothuajse çdo klasë të anijeve luftarake sipërfaqësore.

Është gjithashtu frymëzim për atë që shumë e quajnë arma më vrastare BB e prodhuar ndonjëherë.

Kogoro Kurata, gjeniu krijues i “Suidobashi Heavy Industries”, kompanisë japoneze që na solli mekanizmin e habitshëm KURATAS (robot i lëvizshëm) mbi një dekadë më parë, së fundmi e zbuloi armën “Phalanx BB” në faqen e vet në Twitter./ar.sh/SYRI.NET

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco