Albina Kelmendin mund ta shohim sërish në 'Eurovision' vitin që vjen!

Albina Kelmendin mund ta shohim sërish në 'Eurovision' vitin që vjen!

12:27, 30/05/2023
A+ Aa A-

Albina Kelmendi në një intervistë për “Ditë pas Dite” ka folur për përjetimet në skenën e Eurovisionit.

“Gjysmëfinalja ka qenë një emocion i papërshkrueshëm për ne, ndërsa në finale u mërzitëm dhe pati një zhgënjim nga ana jonë pasi pritëm të kishim pak më shumë mbështetje. U dëshpëruam shumë sepse nuk e pritëm atë vlerësim, që do të dilnim kështu dhe kur ka përfunduar finalja kam qarë dhe vetëm jam shfryrë”, tha ajo.

Por Albina zbuloi se vitin tjetër mund ta shikojmë përsëri në skenën e Eurovizionit.

Albina ka marrë një propozim për të përfaqësuar Suedinë.

“Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco