Pas anulimit të turneut, Celine Dion bën lëvizjen e papritur me pasurinë e saj

Pas anulimit të turneut, Celine Dion bën lëvizjen e papritur me pasurinë e saj

12:10, 30/05/2023
A+ Aa A-

Vetëm njëzet e katër orë përpara se Celine Dion të anulonte turneun e saj botëror për arsye shëndetësore, ajo shiti një rezidencë luksoze në Las Vegas për 30 milionë dollarë.

Sipas faqes së internetit “Dirt”, prona në fjalë ndodhet në një kompleks luksoz prej 555 hektarësh në Las Vegas dhe ka katër dhoma gjumi dhe 12 banjo. Ajo e bleu në fund të vitit 2017 për 9.2 milionë euro dhe nuk ka jetuar kurrë në të.

Dion vitet e fundit jeton me tre djemtë e saj në një rezidencë mbresëlënëse që e bleu në vitin 2003, në qytetin Henderson, Las Vegas.

Gjendja shëndetësore e Celine Dion ka shkaktuar shqetësim tek fansat që pas anulimit të turneut të saj botëror. Kujtojmë që artistja vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco