Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, Vesa Luma i bën propozimin e papritur Luizit dhe Kiarës

Pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, Vesa Luma i bën propozimin e papritur Luizit dhe Kiarës

10:03, 23/05/2023
A+ Aa A-

Prej muajsh tashmë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në emrat më të komentuar dhe më të pëlqyer në rrjet.

Çifti i cili ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut me historinë e tyre të dashurisë e cila nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP janë në qendër të vëmendjes me çdo lëvizje që bëjnë.

Së fundmi çifti ishin të ftuar në një ceremoni martësore, ku kanë ndarë disa pamje nga festa dhe nuk kishte si të mungonte dhe një foto e tyre në Instagram. Ishte Luizi ai i cili publikoi një foto me Kiarën ku krahas saj shkroi: “Lum si Kiara”- duke i bashkangjitur një emoji me shkelje syri.

E ndërsa në sektorin e komenteve dyshja ka marrë komplimenta të pafundme nga miq dhe fansa, ai që ra më së shumti në sy ishte i këngëtares Vesa Luma.

Këngëtarja duket se i ka sugjeruar çiftit që ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër stad, pra të krijojnë një familje.

 “Permbylleni vitin tamam (me nje gocë) dhe jepi vulen ktij muhabeti”- Koment i cili ka marrë mbi 6000 pëlqime duke lënë të kuptohet se të gjithë ndjekësit janë dakort me mendimin e këngëtares.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco