'Unë jam ajo vajza', Kiara mahnit me fotografitë pasi kurorëzoi martesën me Luizin

'Unë jam ajo vajza', Kiara mahnit me fotografitë pasi kurorëzoi martesën me Luizin

22:56, 08/05/2023
A+ Aa A-

Kiara Tito vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes falë pjesëmarrjes në ‘Big Brother VIP Albania 2’ e sidomos për shkak të lidhjes së saj me Luiz Ejllin.

Moderatorja ishte pjesë e spektaklit televiziv nga fillimi, ndërsa pas një eliminimi u rikthye në shtëpi për ta vazhduar romancën me partnerin e saj.

Ndërsa në natën finale, kur partneri i saj u shpall fitues, ata e kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre të dashurisë.

Dhe tani kur ka përfunduar ‘BBVA 2’, Kiara dhe Luizi janë në qendër të vëmendjes dhe kërkohen nga të gjithë.

Në një nga publikimet e fundit në rrjetet sociale, bukuroshja është shfaqur e mrekullueshme me një set fotografik, në të cilin ka pozuar me fustan të gjatë.

“Unë jam ajo vajza”, është përshkrimi i fotografive të shpërndara në Instagram që për dy orë ka marrë afro 100 mijë pëlqime nga ndjekësit e saj të shumtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco