Noizy jep arsyet pse e mbështeti Luizin

Noizy jep arsyet pse e mbështeti Luizin

22:37, 08/05/2023
A+ Aa A-

Një mbrëmje pas finales së madhe të Big Brother Vip Albania 2, ku fitues u shpall Luiz Ejlli, është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP.

Intervistat kanë qenë të shumta dhe Noizy nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.

Ke mbështetur Luizin pafund, çfarë do na thuash për këtë?

“Pak para shkëmbeva dy muhabete me Luizin, e mbështeta se e ndjeva që ja vlen, ka sakrifikuar shumë për lojën është lojtari i vetëm që ka bërë çdo gjë për lojën, thash t’i japim pak mbështetje nga ana jonë e presim mund të bëjmë një bashkëpunim më vonë…”, tha Noizy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco