Nëna e saj humbi betejën me kancerin! Mesazhi prekës i Angelina Jolie për gratë: Kujdesuni për vete

Nëna e saj humbi betejën me kancerin! Mesazhi prekës i Angelina Jolie për gratë: Kujdesuni për vete

20:39, 08/05/2023
A+ Aa A-

Aktorja e njohur, Angelina Jolie ka bërë një postim kushtuar nënës së saj, e cila u nda nga jeta 15 vite më parë, për shkak të luftës me kancerin.

Ajo ka treguar në një postim në Instagram se nëna e saj ishte në luftë me kancerin e gjirit dhe vezoreve. Postimi i Jolie vjen me rastin e ditëlindjes së nënës së saj, të cilën ajo do ta festonte nesër nëse do të ishte gjallë.

Përmes këtij postimi, ajo kërkon që të gjitha femrat të kontrollohen për kancerin e gjirit.

“Nesër do të ishte ditëlindja e 73-të e nënës sime. Ajo u nda nga jeta 15 vite më parë pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit dhe vezoreve. Në qershor do të jem një muaj larg moshës në të cilën jam diagnostikuar. Kam pasur procedura parandaluese për të reduktuar shanset, por ende po bëj kontrolle. Nëna ime e donte Hendrix-in. Dhe letrat e saj i firmoste gjithmonë me rreshtin “Kiss the Sky”. Kjo mori një kuptim të ri pasi ai vdiq. I dërgoj dashurinë time atyre që gjithashtu kanë humbur të dashurit dhe forcën për ata që aktualisht po luftojnë për jetën e tyre dhe të atyre që duan. Dhe grave të tjera, ju lutemi gjeni kohë për t’u kujdesur për veten dhe shkoni për mamografi dhe analiza gjaku ose ultratinguj, veçanërisht nëse keni një histori familjare të kancerit“, shkroi Jolie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco