Rrallë e për mall: Bebe Rexha foli për partnerin e saj

Rrallë e për mall: Bebe Rexha foli për partnerin e saj

15:46, 04/05/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha po jeton prej dy vitesh lidhjen e saj të dashurisë me producentin e njohur Keyan Safyarin.

Ajo është përpjekur ta mbajë lidhjen sa më larg syrit të publikut dhe të rralla janë rastet kur flet për partnerin. Pozat në rrjetet sociale i ka me ‘pikatore’, megjithatë rrallë e për mall, Bebe e bëri zemrën gur dhe foli për Keyan.

Në një intervistë të fundit për “People”, ajo tregoi gjithçka ç’i mban zemra.

“I dashuri im është kaq mbështetës. Ai është aq i ëmbël, saqë kur e sheh që jam e mërzitur, përpiqet të më nxjerrë për darkë ose në ndonjë takim, edhe pse vërtet nuk më pëlqen të dal nga shtëpia, të them të drejtën, sepse nuk e dua këtë gjë.

Ai gjithmonë përpiqet të më ngrejë lart. Ai gjithmonë përpiqet të vijë në shfaqjet e mia, dhe punon si kineast dhe regjisor, kështu që sa herë që kam nevojë për këshilla kur xhiroj një klip, ai është gjithmonë pranë. Ai gjithmonë më jep kontributin e tij dhe unë e dua vërtet për këtë gjë.”

Kujtojmë se së fundmi, Bebe u bë kryefjala e mediave shqiptare pasi përmendi mizogjeninë e kulturës tonë.

“Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën dhe prejardhjen time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë në vendin tim. “Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë gratë”- thotë Bebe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco