'Ju përgjërohem jo si artiste, por si një nënë'/ Shakira del me deklaratë për mediat

'Ju përgjërohem jo si artiste, por si një nënë'/ Shakira del me deklaratë për mediat

12:32, 11/04/2023
A+ Aa A-

“Të nderuar miq, gazetarë dhe media,

Në këtë kohë ndryshimesh në jetën time si personazh publik, është e kuptueshme që ka një kuriozitet të përhershëm nga ana e shtypit për mua dhe familjen time. Megjithatë, fëmijët e mi, Milan dhe Sasha kanë jetuar një vit shumë të vështirë, duke vuajtur një shqetësim të pandërprerë dhe persekutim të pamëshirshëm nga paparacët dhe mediat e ndryshme në Barcelonë.

Tani që ata po fillojnë një fazë të re në jetën e tyre, i përgjërohem mediave në emër të fëmijëve të mi që të respektojnë të drejtën e tyre për privatësi.

Ju lutem të përmbaheni nga ndjekja e tyre në dalje ose në hyrje të shkollës, duke i pritur në derën e shtëpisë sonë, apo t’i ndjekni në aktivitetet e tyre jashtëshkollore dhe argëtuese, siç ka ndodhur çdo ditë në Barcelonë, në për të marrë fotografi.

Besoj se gazetarët dhe fotografët janë të ndjeshëm ndaj situatës me të cilën përballet Milani dhe Sasha dhe mund të sillen në mënyrën më humane të mundshme me ta, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për shëndetin dhe integritetin fizik e emocional të dy të miturve nën 8 dhe 10 vjeç, që thjesht duan të jenë në gjendje të dalin dhe të ndjekin shkollën duke u ndjerë të sigurt dhe duke pasur qetësinë mendore që të mos jenë të persekutuar ose të nënshtruar ndaj kontrollit të vazhdueshëm të kamerave.

E kam kërkesë jo më si artiste, por si një nënë që dëshiron të mbrojë dhe të kujdeset për mirëqenien psikologjike dhe emocionale të fëmijëve të saj, në mënyrë që ata të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të lumtur, siç e meriton çdo fëmijë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj,

Shakira.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco