Telashe për Chris Brown! Këngëtari akuzohet se ka dhunuar producentin muzikor

Telashe për Chris Brown! Këngëtari akuzohet se ka dhunuar producentin muzikor

14:24, 04/04/2023
A+ Aa A-

Chris Brown është akuzuar se është përfshirë në një përleshje me një producent muzikor në një klub të njohur në Londër.

Këngëtari dyshohet se e goditi muzikantin me një shishe qelqi në kokë, pas së cilës u godit me shkelma dhe grushte i shtrirë në dysheme. Producenti i cili është ende i pa identifikuar tha në deklaratën e tij se shpreson që çështja të zgjidhet sa më shpejt dhe se situatën e ka lënë në dorë të avokatit të tij.

“Ai më goditi në kokë dy ose tre herë. Kam folur edhe me policinë dhe shpresoj që ta zgjidhin çështjen së shpejti. Tani është në duart e avokatit tim dhe nuk mund të komentoj më tej”- u shpreh ai.

Sulmi dyshohet se ndodhi më 19 shkurt në klubin The Tape në Mayfair të Londrës. Chris dhe kompozitori amerikan raportohet se ishte në vazhdën e koncerteve të tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i muzikës R&B akuzohet për sjellje të dhunshme. Rikujtojmë se në vitin 2009 ai dhunoi barbarisht ish-partneren e tij, divën e muzikës pop Rihanna.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco