Noizy mohoi lidhjen me të, reagon Xhuli: Njerëzit na kanë parë bashkë

Noizy mohoi lidhjen me të, reagon Xhuli: Njerëzit na kanë parë bashkë

20:07, 27/03/2023
A+ Aa A-

Të gjithë e kujtojmë, kur Xhuli, teksa ishte pjesë e lojës së Big Brother Vip Kosova, tha se kishte qenë në një lidhje me Noizyn.

Ky i fundit kishte reaguar përmes rrjeteve sociale duke thënë se: “Nuk kam qenë asnjëherë në lidhje me atë person, as nuk do të jem”. E së fundmi pas daljes nga BBVK, Xhuli ka qenë e ftuar në Prive në ‘25 pyetje’, ndërsa ka folur edhe për këtë pjesë. Ajo tha se nuk është befasuar nga këto deklarata të Noizyt dhe se çdo kush mund të flasë çfarë të do.

“Nuk u befasova shumë, sepse tek e fundit çdo njeri ka ndërgjegjën e vet, çdo njeri flet atë që do. E vërteta është se publiku na ka parë bashkë, shoqërinë e kemi të përbashkët dhe e dinë që edhe ky Big Brother ia ka filluar prej asaj temës se ku jemi takuar me Stresin, aty jemi takuar, e di edhe personi në fjalë”, u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco