Olta ndjen mungesën e Kiarës dhe përlotet/ ‘Luizi është idiot që merret me mua’

Olta ndjen mungesën e Kiarës dhe përlotet/ ‘Luizi është idiot që merret me mua’

18:07, 27/03/2023
A+ Aa A-

Largimi i Kiarës ka prekur disa nga banorët e shtëpisë. Nga Luizi pritej një lloj trishtimi, duke qenë se ai krijoi një lidhje me Kiarën gjatë qëndrimit të saj për 90 ditë aty.

Por, nga Olta jo. Pasi kjo e fundit, e ka kërkuar me ngulm daljen e Kiarën nga shtëpia. Madje ditët e fundit, kur ishte në nominim “kokë më kokë” me Kiarën, ajo bëri “fushatë” që publiku të votonte për daljen e saj.

Duke biseduar me Dean në tualet, Olta u përlot dhe tha se nuk ia kishte marrë mendja që do mërzitej kaq shumë për daljen e Kiarës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco