FOTO/ Ja dhe çifti më i ri i showbizit

FOTO/ Ja dhe çifti më i ri i showbizit

10:21, 27/03/2023
A+ Aa A-

Duket se ylli i One Direction, Harry Styles dhe modelja Emily Ratajkowski janë çifti më i ri i showbizit.  Harry dhe Emily u kapën duke u puthur në rrugët e Tokios. Daily Mail publikoi një video të fituesit të Grammy dhe modeles duke u puthur teksa mbështeten pas një furgoni.

Çifti po shijonte një natë në Japoni, ku Styles sapo kishte realizuar koncerte si pjesë e Love on Tour.

Harry në nëntor të vitit të kaluar u nda nga aktorja Olivia Wilde. Emily nga ana tjetër aktualisht po kalon një divorc nga Sebastian Bear-MCclard, me të cilin ka një djalë dy vjeç.

Në një episod të fundit të podcast-it të saj ‘High Low with EmRata’, modelja foli për sfidat e takimit në sy të publikut.

“Sa herë që shkoj në një takim, bëhet e ditur publikisht”, tha ajo.

Modelja diskutoi gjithashtu vështirësitë që ka për të gjetur burra që janë të kënaqur të takohen me një grua të suksesshme.

“Unë jam ndjerë gjithmonë si një grua e fortë dhe më pas, ndërsa rritesh, nuk ke nevojë për një burrë pasi je e sigurt financiarisht”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco